Ballina Sport Zyrtare, Kroacia gjen trajner, rikthen në stol Slaven Biliç

Zyrtare, Kroacia gjen trajner, rikthen në stol Slaven Biliç

50
0

Kroacia ka zyrtarizuar në pankinë Slaven Biliç. Lajmi është bërë publik nga kjo kombëtare, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Biliç rikthehet të drejtojë këtë ekip, pas periudhës 2006-2012.

“Dua të falënderoj Presidentin Kustiç dhe udhëheqjen e Federatës për besimin dhe mbështetjen që kanë treguar duke më lejuar të drejtoj përsëri ekipin kombëtar kroat, nderi më i madh për çdo trajner kroat. Jam plotësisht i vetëdijshëm për pritjet e larta që vijnë pas një periudhe kaq të jashtëzakonshme nën drejtimin e Zlatko Daliç, por kushdo që merr drejtimin e Kroacisë duhet të jetë i përgatitur për këtë, sepse ne jemi një komb futbolli që jeton dhe merr frymë me ekipin e tij kombëtar.

Kam besim të madh te lojtarët që kemi në dispozicion dhe është përgjegjësia ime të sjell energjinë, ambicien dhe vendosmërinë për ta mbajtur Kroacinë midis elitës së futbollit. Jam jashtëzakonisht i emocionuar nga kjo sfidë, për të cilën ndihem plotësisht i gatshëm, një trajner më i pjekur dhe me përvojë sesa isha në vitin 2006, por me saktësisht të njëjtin motivim dhe dëshirë për ta parë Kroacinë të fuqishme, të patrembur dhe të suksesshme”, tha trajneri i ri i Kroacisë, Slaven Biliç.