FIFA ka vendosur të prezantojë një top të ri për fazën finale të Kupës së Botës 2026, sipas gazetarit Fabrizio Romano.
Topi i ri, i quajtur “Trionda Final”, do të përdoret në gjysmëfinale dhe në finale të turneut, me një dizajn të veçantë në ngjyrat ari, e zezë dhe e bardhë, i frymëzuar nga trofeu i Kupës së Botës.
Vendimi vjen pas disa shqetësimeve gjatë turneut, pasi disa portierë kanë pasur vështirësi për të parashikuar trajektoren dhe fluturimin e topit origjinal Trionda.
Me ndryshimin e topit në ndeshjet më të rëndësishme të Botërorit, FIFA synon të sigurojë kushte sa më të mira për lojtarët dhe veçanërisht për portierët në fazën vendimtare të garës.







