Ballina Rajoni Gazetari serb dënon deklaratën e ministres Paunoviç: Bota serbe është projekt i...

Gazetari serb dënon deklaratën e ministres Paunoviç: Bota serbe është projekt i rrezikshëm

48
0

Të papranueshme dhe neveritëse e ka quajtur dazetari serb Radomir Dimiq deklaratën e ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të ish-presidentit serb Slobodan Millosheviq, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dimiq e ka dënuar deklaratën e ministres serbe, duke e cilësuar atë edhe të rrezikshme.

Me neverinë më të madhe e dënoj dhe e përbuz deklaratën e deputetes serbe Snezhana Paunoviq, sipas së cilës ajo, po të kishte qenë në vend të Millosheviqit, do të kishte kryer një pastrim të plotë etnik të shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas gazetarit serb, një deklaratë e tillë tregon, siç është shprehur ai, “sa vend i sëmurë është Serbia” dhe se “bota serbe” përbën një projekt të rrezikshëm.

Deklarata e ministres Paunoviq, e bërë gjatë një interviste për median serbe “Kurir”, ka shkaktuar reagime. Ministri për Punë dhe Familje, Andin Hoti ka thënë se deklaratat e saj tregojnë se kasapi I Ballkanit Sllobodan Millosheviq mbetet “babai” i saj ideologjik.

Ndryshe, Paunoviq ka deklaruar në intervistën për Kuririn serb se nëse do të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Millosheviqi, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Kujtojmë se gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, forcat serbe kryen vrasje, masakra dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra persona u vranë ose u zhdukën.