Ballina Kronika Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim...

Babai i Martin Canit reagon pas vendimit të Apelit: Prisnim një dënim më të rëndë për autorin

55
0

Engjëll Cani, babai i Martin Canit, të miturit që u vra me thikë nga Mario Përlleshaj pranë shkollës “Fan Noli”, deklaroi se është i pakënaqur me dënimin që Gjykata e Apelit dha për autorin e krimit.

“Kjo që na ka ndodhur, mos i ndodhtë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe dhe e paimagjinueshme. Ne prisnim më shumë, një dënim më të rëndë. Dënimi është dhënë për dy vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë dhe të dënohet me 12 vite burg. Siç e dini edhe ju, janë dy rrethana cilësuese. Falë Zotit që nuk pati fëmijë të tjerë aty. Sa i përket autorit, Luisi ishte i plagosur, ndërkohë që Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, tha Engjëll Cani.

Gjykata e Apelit dënoi Mario Përlleshajn me 16 vite burg për akuzën e vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Mecës.