Ballina Sport Conference League/ Malisheva e Kosovës ‘shuplakë’ 5-0 Vllaznisë së Shkodrës, e eliminon...

Conference League/ Malisheva e Kosovës ‘shuplakë’ 5-0 Vllaznisë së Shkodrës, e eliminon me turp nga Evropa që në fazën e parë! Ekipi i Brdaric në histori

53
0

Vllaznia e Shkodrës është eliminuar që në turin e parë kualifikues të Conference League. Ekipi i drejtuar nga Edi Martini u mposht 5-0 nga Malisheva e Kosovës këtë të mërkurë në ndeshjen e kthimit të kompeticionit evropian. Sfida e një jave më parë në ‘Loro Boriçi’ ishte mbyllur me fitoren 2-1 të Vllaznisë, por sot shkodranët kanë qenë hija e vetvetes.

Me rezultatin e përgjithshëm 6-2 Malisheva kualifikohet në turin e dytë për herë të parë në histori dhe gjen përballë Hibernian, ndërsa futbolli shqiptar vijon të mbetet në vendnumëro.

Vendasit e Malishevës dominuan sfidën dhe shënuan dy gola në pjesën e parë me autor Kreshnik Ukën dhe Xhemal Ibishin. Shqiptarët e Kosovës vijuan të krijonin raste edhe në fraksionin e dytë duke shënuar sërish me Ukën, teksa te goli dolën edhe Arlind Veliu dhe Krenar Dulaj (i sapofutur në fushë).