Ballina Sport Olise trondit Bayernin, kërkon transferimin te Real Madridi

Olise trondit Bayernin, kërkon transferimin te Real Madridi

62
0

Merkatoja e verës pritet të ndizet edhe më shumë, pasi Michael Olise thuhet se ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Bayern Munich për t’iu bashkuar Real Madridit.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit bavarez e konsiderojnë francezin një nga lojtarët kyç të projektit dhe nuk kanë ndërmend ta shesin.

Madje, Bayerni po punon për t’i ofruar një kontratë të re, me synimin për ta blinduar edhe për vitet e ardhshme.

Megjithatë, situata duket më e ndërlikuar. Olise raportohet se është i vendosur të transferohet në “Santiago Bernabéu”, ndërsa Bayerni ka nisur paralelisht kërkimet për një zëvendësues të mundshëm, në rast se sulmuesi këmbëngul për largimin.

Nga ana tjetër, Real Madridi synon të realizojë një goditje të madhe në merkato pas dy sezoneve pa trofe.

Presidenti Florentino Pérez ka paralajmëruar afrime të rëndësishme, ndërsa trajneri José Mourinho kërkon të ndërtojë një skuadër që rikthen dominimin në Spanjë dhe Europë.

Në Madrid besohet se partneriteti mes Kylian Mbappé dhe Michael Olise mund të krijojë një dyshe spektakolare në repartin ofensiv.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse dëshira e lojtarit do të mjaftojë për të bindur Bayernin të hapë negociatat me “Los Blancos”.