Ballina Kronika Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit, lë në fuqi dënimin me...

Vrasja e Martin Canit/ Gjykata e Apelit, lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për autorin

54
0

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 16 vite burg të Mario Perlleshajn, autorit të mitur të vrasjes së Martin Canit.

Në qershor, Apeli rihapi hetimin dhe vendosi kryerjen e raporteve psikologjike për autorin dhe për të miturin që mbeti i plagosur gjatë sherrit mes disa personave.

Në dhjetor 2025, autori i mitur u shpall fajtor për veprat penale të “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndaj Martin Canit dhe “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, mbetur në tentativë” ndaj një të mituri tjetër, i cili mbeti i plagosur.