Ballina Sport FIFA do t’i dhurojë për herë të parë kampionëve të Botës unaza...

FIFA do t’i dhurojë për herë të parë kampionëve të Botës unaza të arta

62
0

FIFA ka njoftuar një risi historike për Kupën e Botës 2026. Për herë të parë në historinë e një turneu të organizuar nga FIFA, skuadra kampione do të shpërblehet jo vetëm me trofeun dhe medaljet e arta, por edhe me unaza të veçanta kampionësh.

Tradita, e njohur prej dekadash në sportet amerikane si NBA, NFL dhe MLB, do të bëhet tashmë pjesë edhe e futbollit botëror.

Unazat do t’i dorëzohen fituesit të finales së madhe mes Spanjës dhe Argjentinës, e cila do të zhvillohet më 19 korrik në stadiumin “New York New Jersey”.

FIFA do të prodhojë vetëm 2.026 unaza, një numër simbolik që i referohet edicionit të Kupës së Botës.

Prej tyre, 30 unaza do t’u rezervohen lojtarëve dhe stafit të skuadrës kampione, ndërsa 1.996 të tjera do të hidhen në treg si produkte zyrtare për tifozët në mbarë botën.

Në njërën anë të unazës do të jetë i gdhendur trofeu i Kupës së Botës, ndërsa ana tjetër do të personalizohet me identitetin e ekipit fitues.

Çdo unazë do të jetë e numëruar individualisht, e përshtatur sipas masës së fituesit dhe do të shoqërohet me certifikatë autenticiteti.

Menjëherë pas finales, kapiteni dhe trajneri i skuadrës kampione do të marrin unaza provizore gjatë ceremonisë së festimit.

Më pas, 30 unazat zyrtare do të personalizohen dhe do t’u dorëzohen fituesve në një ceremoni të veçantë.

Me këtë iniciativë, FIFA synon të krijojë një simbol të ri të suksesit në futbollin botëror, duke bashkuar traditën e sporteve amerikane me garën më prestigjioze të futbollit.