Ballina Aktualitet Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë...

Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë e veçantë e revoltës

42
0

Një prej pjesëmarrësve në protestën e 48-të para Kryeministrisë prezantoi një pankartë me firmat e shqiptarëve të diasporës, duke e cilësuar atë një simbol të mbështetjes për revoltën qytetare.

Sipas tij, pankarta përmban firmat e shqiptarëve që janë larguar nga vendi, ndërsa u shpreh se ajo përfaqëson zërin e emigrantëve që, sipas tij, janë detyruar të emigrojnë.

“Këtë pankartë e kam sjellë nga diaspora. Ajo mban firmat e shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga ky vend. Është një simbol i revoltës qytetare dhe i mbështetjes së diasporës për këtë kauzë”, deklaroi ai.

Protestuesi theksoi se lëvizja do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të saj.

“Kjo është një rrugë pa fund. Jemi në ditën e 48-të dhe nuk do ta lëmë deri sa këtij sistemi t’i vijë fundi”, u shpreh ai. Në fund të fjalës së tij, ai u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë bojkotin ndaj mediave, duke e konsideruar atë pjesë të aksionit të protestës.