Ballina Aktualitet Protesta hyn në një fazë të re, nesër nis puna e Kuvendit...

Protesta hyn në një fazë të re, nesër nis puna e Kuvendit Kombëtar Qytetar

62
0

Pas javësh protestash në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, organizatorët po përgatiten për hapin e radhës: mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar, e cila do të zhvillohet këtë të shtunë, më 18 korrik, në Hotel Tirana International.

Një nga organizatorët, Përparim Gjeka, ka njoftuar se deri tani ka pasur pjesëmarrje të lartë në aplikimet për t’u bërë pjesë e Kuvendit, ndërsa regjistrimet online mbyllen sonte në orën 24:00.

Sipas tij, të gjithë të regjistruarit do të marrin një email konfirmimi, ndërsa ata që nuk do të jenë fizikisht në sallë do të kenë mundësi të marrin pjesë përmes platformës Zoom.

Kuvendi Kombëtar Qytetar është paralajmëruar nga organizatorët si faza e re e lëvizjes protestuese, ku pritet të diskutohen organizimi i mëtejshëm dhe hapat që do të ndiqen në vijim të protestës. Mbledhja është njoftuar të nisë në orën 12:00 në Hotel Tirana International.