Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Sipas burimeve tëmediave, i plagosuri është identifikuar si Thimjo Rubati, 50 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.
Burimet bëjnë me dije se paraprakisht dyshohet për një atentat të organizuar. Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me një automjet, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Thimjo Rubati rezulton person me precedente të shumtë penalë, për trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajte pa leje, i skeduar për trafik mjetesh motorrike.
Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa forca të shumta janë angazhuar në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.







