Ballina Aktualitet “Ju erdhi fundi”/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë, ushtojnë rrugët: Shqipëria kërkon revolucion

“Ju erdhi fundi”/ Qytetarët marshojnë drejt kryeministrisë, ushtojnë rrugët: Shqipëria kërkon revolucion

103
0

Sot shënohet dita e 98-të e qëndresës dhe protestës mbarëqytetare kundër kryeministrit Edi Rama, kabinetit të tij qeveritar dhe të gjithë sistemit politik në vend. Sërish sot, me një pjesëmarrje masive, qytetarët po vërshojnë drejt akseve kryesore për të përçuar mesazhe të forta e të drejtpërdrejta ndaj pushtetit.

Qytetarët pas organizimit në sheshin Skënderbej, kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “arrestoni Ramën”, qytetarët po vijojnë marshimin në protestën e 98 kundër qeverisë.

Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.