Ballina Sport Përmbysje e madhe e Interit, kampionët e Italisë tregojnë forcën ndaj Napolit

Përmbysje e madhe e Interit, kampionët e Italisë tregojnë forcën ndaj Napolit

49
0

Napoli nuk kthehet me pikë nga “San Siro”, duke pësuar humbje në fund me rezultat 3:2 nga Interi, në derbin e madh të javës së tretë në Serie A në futboll.

Skuadra e Napolit kishte epërsinë me rezultat 0:2 në fillim të pjesës së dytë me golat e futbollistëve Politano (50′), Hojlund (53′).

Kur dukej se fitoren do të kenë në “xhep”, ndodhi kthesa e madhe të Interi.

Spektakël në San Siro, me takimin Inter-Napoli që përfundon në shifrat 3-2 në favor të kampionëve të Italisë. Napoletanët shënuan dy herë në fillimin e pjesës së dytë, duke befasuar vendasit. Martinez ngushtoi shifrat dhe më pas Thuram vendosi ekuilibrat.

Në fundin e takimit, ishte pikërisht Lautaro që i dha 3 pikë Interit.Me këtë rezultat, ekipi i Chivu ka 9 pikë, ndërsa të besuarit e Allegrit kanë grumbulluar deri më tani 3 pikë.