Ballina Bota Reshjet e rrëmbyeshme në Teksas shkaktojnë dy viktima, autoritetet përgatiten për përmbytje...

Reshjet e rrëmbyeshme në Teksas shkaktojnë dy viktima, autoritetet përgatiten për përmbytje të mëdha

55
0

Dy persona kanë humbur jetën në Teksas pasi janë marrë nga ujërat e përmbytjeve teksa ndodheshin në automjetet e tyre, ndërsa shteti po përballet me paralajmërime për reshje rekord gjatë 24 orëve të ardhshme, ka bërë të ditur guvernatori i Teksasit, Greg Abbott.

Ekipet e emergjencës kanë kryer rreth 230 operacione shpëtimi, përfshirë edhe rastin e një burri dhe qenit të tij, të cilët u shpëtuan nga kamioni i tyre me ndihmën e një helikopteri dhe një shpëtuesi, shkruan Reuters.

Teksasi ka angazhuar rreth 2 mijë e 350 pjesëtarë të ekipeve të emergjencës dhe 1 mijë e 400 mjete, përfshirë helikopterë Black Hawk dhe varka për shpëtim në ujërat e rrëmbyeshme.

Autoritetet po përpiqen të shmangin përsëritjen e tragjedisë së vitit të kaluar në të njëjtin rajon të Teksasit Hill Country, ku përmbytjet shkaktuan vdekjen e të paktën 135 personave, përfshirë 27 fëmijë dhe këshilltarë të një kampi veror, shumica prej tyre fëmijë.