Ballina Lifestyle Rrëfimi tronditës i modeles Jess Davies: Burrat shpërndajnë fshehurazi video intime të...

Rrëfimi tronditës i modeles Jess Davies: Burrat shpërndajnë fshehurazi video intime të grave

62
0

Ish-modelja e njohur e kthyer tashmë në një prezantuese televizive, Jess Davies, di gjithçka rreth tradhtisë nga të dashurit, të cilët kanë ndarë në rrjetet sociale fotot e saj më intime.

Në dokumentarin televiziv “Hunting the Spycammers”, ajo zbulon një rrjet të errët online në të cilin kamerat e fshehura, të maskuara si objekte të përditshme si stilolapsa, çelësa makinash dhe aromatizues ajri, janë vendosur në dhoma gjumi, banjë dhe dhoma zhveshjeje në të gjithë vendin, duke kapur pamje private që pëlqehen dhe ndahen online.

Ky komunitet është aq i madh sa ata kanë guximin që të ndajnë këshilla në internet rreth vendeve më të mira për të vendosur kamerat e tyre, për të marrë imazhe eksplicite.

E çuditërisht, më të njohurat janë ato ku burrat ndajnë materiale të tilla të grave apo të dashurave të tyre. “The Sun” shkruan se një burrë që përdor pseudonimin Ukperv, i cili drejtonte një grup në “Telegram”, poston një mesazh që thotë:

“I kam çuar gjërat në një nivel krejt të ri këtë javë. I kam dhënë një të panjohuri plotësisht qasje në transmetimin e CCTV të dhomës së gjumit për të spiunuar gruan time sa herë që dëshiron. Kushtet janë që ai të më dërgojë një regjistrim të asaj që kap”.

Ndërkohë një tjetër burrë mburret se ka vendosur kamera spiune në një rrugë këmbësorësh, ku ai rregullisht kap pamje të grave që ndalen për të urinuar.

Madje një grua i ka treguar Jess se si gjeri një kamerë nën kapakun e tualetit të një restoranti.

“Kam përjetuar abuzim me imazhin disa herë gjatë viteve, dhe jam shumë aktive në këto hapësira, por fakti që po e shihnim këtë në një shkallë kaq të madhe më tronditi vërtet”, ka thënë Jess për “The Sun”.

Sipas saj, zhvillimi i teknologjisë ka një rol në rritjen e një ‘spiunimi’ të tillë.

“Mund të blesh kamera të fshehura kaq lehtë në faqe shumë të arritshme në internet. Ishin të gjitha shumë të lira, nën 50 paund dhe pothuajse të pamundura për t’u dalluar. Pashë në Google për ‘kamera e fshehur’ dhe më dolën shumë, të fshehura në stilolapsa xhepo, të maskuara si freskuese.

Ndër ato që blen janë një karikues telefoni për 39.99 £, një shishe uji për 30.99 £, një çelës makine për 39.99 £, një varëse rrobash për 34.99 £ dhe një altoparlant Bluetooth për 44.99 £”, ka treguar Jess.

Sipas saj, kamerat e fshehura ishin sende të përditshme që gjenden lehtë në çdo shtëpi:

“Por të mendosh tani se të gjitha këto gjëra mund të kenë kamera të fshehura brenda tyre është tmerruese.”