Ballina Aktualitet Vendi mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, ja sa do...

Vendi mbetet nën ndikimin e masave ajrore të nxehta, ja sa do të shkojnë temperaturat

58
0

Ditën e Premte, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve

malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdetin jugor hera-herës era do të arrijë deri 10 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Ja si do të jenë temperaturat: