Ballina Kronika Vrasja e Santiago Malkos, Apeli vulos 26 vite burg për Ilir Selmanin

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli vulos 26 vite burg për Ilir Selmanin

59
0

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e GJKKO për Ilir Selmanin, i akuzuar si pjesë e grupit që ekzekutoi ish-policin Santiago Malko.

Selmani do të vuajë 26 vite burgim.

Malko u qëllua për vdekje në vitin 2019 nga klani kriminal Duka, i drejtuar nga Leonard Duka. Malko njihej si krahu i djathtë i Ervis Martinajt, i konsideruar si “mbreti i kumarit”. Martinaj është zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit 2022.