Ballina Aktualitet Humb jetën në një aksident me motor gazetari i News24, Enrik Mehmeti

Humb jetën në një aksident me motor gazetari i News24, Enrik Mehmeti

125
0

Një aksident tragjik i ka marrë jetën gazetarit të News24, Enrik Mehmeti.

Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në Vlorë, ku 40-vjeçari humbi jetën pas një aksidenti me motor.

Enrik Mehmeti ishte gazetar i njohur për raportimet e tij nga qarku i Vlorës, ku për vite me radhë përcolli zhvillimet dhe kronikën e zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në aksidentin fatal.