Ballina Rajoni Po trafikonte me makinë 55 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari,...

Po trafikonte me makinë 55 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari, lënda narkotike e futur në thasë

60
0

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë të Greqisë, një shqiptar 68-vjeçar u arrestua mëngjesin e djeshëm.

Ai po trafikonte me makinë një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Më hollësisht, mediat greke informuan se në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, mëngjesin e djeshëm oficerët e policisë lokalizuan një makinë private, të drejtuar nga një burrë 68-vjeçar, në një zonë të Follorinës dhe gjatë një kontrolli u konstatua se ajo mbante 2 çanta udhëtimi dhe 1 thes që përmbante gjithsej 50 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 55 kg e 422 gramë.

U sekuestruan gjithashtu edhe 3 telefona celularë.