Protestës i janë bashkuar edhe turistë të huaj, duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet se protesta po largon turistët.
E kundërta ka ndodhur, turistë të huaj nga vende të ndryshme, kanë mbështetur protestën e shqiptarëve, duke ritheksuar se qytetarët duhet të protestojnë për të drejtat e tyre për një jetë me dinjitet.
Edhe në protestën e 49 kundër Ramës, një turiste e huaj mori fjalën duke theksuar se nuk është aspak e frikësuar nga kjo protestë, përkundrazi e mbështet dhe e vlerëson që shqiptarët luftojnë për të drejtat e tyre.







