Ballina Kronika Mesazh me tritol për Julian Ballën? Shpërthim te shtëpia e vëllait në...

Mesazh me tritol për Julian Ballën? Shpërthim te shtëpia e vëllait në Shijak

517
0

Një sasi tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e vëllait të Fadil alias Julian Ballës, ky i fundit i shumëkërkuar nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Ervis Çela e Franc Çopja.

Nga burimet e para thuhet se nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe ngjarja ka ndodhur të shtunën, pra tri ditë më parë, por nuk është bërë publike nga policia.

Ndonëse sasia e tritolit është vënë në derën e shtëpisë së Altin Ballës në zonën e Shijakut, për shkak se banesa e tij është ngjitur me atë të vëllait, Fadilit, janë duke hetuar nëse ka qenë ai shënjestër. Hetuesit thonë se vendosja e lëndës shpërthyese duket më shumë si një mesazh kërcënues.

Fadil alias Julian Balla, ish-president i klubit sportiv Erzeni, është në kërkim prej më shumë se një viti, si pjesë e një organizate kriminale ndër më të rrezikshmet në trafikun e kokainës, që drejtohet nga Çela e Çopja, i pari në burg në Shqipëri, i dyti në Belgjikë, ku po gjykohet për vrasje.

Balla njihej si biznesmen dhe kompania e tij kishte fituar tendera publikë. Ndërsa zotëron kompleksin Ajman Park, që u sekuestrua nga SPAK në kuadër të hetimeve. Po ashtu zotëron edhe vilën “Elysian” në bregdetin e Dhërmiut me vlerë 1 milion euro.