Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3...

Të shtëna me armë zjarri në një lokal në Elbasan, plagosen 3 adoleshentë! Gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

115
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Banesa” në qytetin e Elbasanit, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur pas një konflikti të shoqëruar me përdorimin e armës.

Sipas informacioneve paraprake, të rinjtë janë përfshirë fillimisht në një konflikt, i cili më pas ka degraduar deri në përdorimin e armës, duke lënë të plagosur tre prej tyre. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë së Elbasanit, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri në këto momente nuk dihen motivet e konfliktit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi ngjarjen, identitetin e të plagosurve dhe gjendjen e tyre shëndetësore.