Ballina Politika Jo vetëm 4 miliardë për bileta, Kanye West mori edhe 6 miliardë...

Jo vetëm 4 miliardë për bileta, Kanye West mori edhe 6 miliardë për vete, ministri Gonxhja: Pagesa për të ishte fikse, e paravendosur!

94
0

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja është shprehur këtë të martë se artisti ndërkombëtar Kanye West që erdhi pak ditë më parë në Shqipëri dhe mbajti koncertin e tij të parë në vendin tonë, përpara rreth 60 mijë spektatorëve nga gjithë bota, ka marrë një pagesë fikse 7 milionë dollarë.

Duke raportuar në Komisionin për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, ministri Blendi Gonxhja tregoi për herë të parë tarifën fikse e të paravendosur që YE mori për koncertin në Tiranë.

“Mund t’ju them që ka pasur kosto fikse. Këngëtari ka pasur një kosto, ‘fee’, për gjithë turin, një paketë brenda turit që lidhet me produksionin, artistin dhe kostot që lidhen me gjithçka që është e paravendosur, vetëm ai si ‘fee’ e ka pasur 7 milionë dollarë ose 6 milionë euro.

Pra, një pjesë e kostos së konsiderueshme ka qenë kosto e artistit, sipas dokumentacioneve që ne kemi deri tani.

Ajo që kemi financuar me anë të këtij Akti Normativ, nëse do kemi një miratim në Parlament, është rreth 27% e vlerës së gjithë kostos së aktivitetit. Si një e dhënë që mbase na ndihmon të kuptojmë përmasën e vetë aktivitetit. Ai ka pasur një kosto të lartë”, u shpreh ministri.

Kjo pagesë nuk është e vetmja, pasi në ditët e fundit para koncertit, Qeveria Shqiptare miratoi me urgjencë një Akt Normativ për blerjen e biletave për të mbështetur koncertin, në mënyrë që ai të mos falimentonte, duke dhënë 4 miliardë lekë.