Seanca gjyqësore për dosjen e SPAK ndaj Erion Veliajt është zhvilluar sot në GJKKO, por mungesa e avokatit të tij, Plarent Ndreca, ka sjellë shtyrjen e procesit.
Ndreca nuk u paraqit në sallën e gjyqit, pasi kishte një tjetër çështje gjyqësore në Gjykatën Civile të Tiranës. Për këtë arsye, ai kishte depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ishte në pamundësi objektive për të marrë pjesë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjykata vendosi t’i vendosë avokatit Plarent Ndreca një gjobë prej 50 mijë lekësh, duke vlerësuar se në seancën e kaluar ai nuk kishte ngritur pretendime për datën e seancës së sotme dhe se sjellja e tij është bërë shkak për shtyrjen e procesit.
Në vijim të seancës, GJKKO caktoi edhe një mbrojtës kryesisht për Erion Veliajn, duke emëruar avokaten Valentina Teodoresku.
Për Ajola Xoxën, gjykata vendosi që gjykimi të vijojë në mungesë, pasi sipas saj raporti i lëshuar nga mjeku nuk tregon pamundësi objektive për të marrë pjesë në seancë.
Seanca e radhës është caktuar më 15 shtator, ora 10:00.
Po ashtu pezullohen dhe afatet e paraburgimit për Erjon Veliajn.







