FIFA ka publikuar formacionin ideal të Botërorit 2026, të përzgjedhur nga votat e tifozëve, ku Spanja, kampionia e botës, përfaqësohet nga tre futbollistë: Pedro Porro, Marc Cucurella dhe Rodri.
Mesfushori i Manchester City-t, Rodri, i cili u shpall edhe lojtari më i mirë (MVP) i turneut, është përfshirë në formacion së bashku me dy mbrojtësit anësorë Porro dhe Cucurella. Ata janë të vetmit kampionë të botës që kanë siguruar një vend në ekipin më të mirë të zgjedhur nga tifozët.
Pavarësisht suksesit të madh të Spanjës, në formacion nuk janë përfshirë mbrojtësit Pau Cubarsí dhe Aymeric Laporte, ndërsa mungon edhe portieri Unai Simón, i vlerësuar si portieri më i mirë i Botërorit.
Spanja dhe Franca janë kombëtaret me më shumë përfaqësues në këtë njëmbëdhjetëshe, me nga tre futbollistë secila. Për francezët janë zgjedhur Dayot Upamecano, Michael Olise dhe Kylian Mbappé, ky i fundit golashënuesi më i mirë i turneut. Argjentina finaliste ka dy përfaqësues, Lisandro Martínez=in në mbrojtje dhe Lionel Messin në sulm.
Formacioni plotësohet nga Jude Bellingham, që përfaqëson Anglinë, Erling Haaland nga Norvegjia dhe portieri Vozinha nga Kepi i Gjelbër, surpriza më e madhe e këtij ekipi.
Formacioni ideal i Botërorit 2026, sipas tifozëve:
Vozinha; Pedro Porro, Dayot Upamecano, Lisandro Martínez, Marc Cucurella; Rodri, Jude Bellingham, Michael Olise; Lionel Messi, Kylian Mbappé dhe Erling Haaland.







