Ballina Aktualitet “Balla na quajti terroristë”/ Protestuesi thirrje SPAK: Të merret urgjentisht në hetim...

“Balla na quajti terroristë”/ Protestuesi thirrje SPAK: Të merret urgjentisht në hetim për shkelje të Kushtetutës…

84
0

Një thirrje për bashkim kundër kësaj klase politike vjen nga një protestues në sheshin para Kryeministrisë.

Protestuesi kërkoi që SPAK të hetojë deklaratat e Ballës, duke pretenduar se ato bien ndesh me Kushtetutën dhe standardet demokratike. Ai i bëri gjithashtu thirrje Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë mandatin e deputetit, duke kërkuar që ai të mbajë përgjegjësi për deklaratat e tij.

“Sa herë pushteti tregon forcë e arrogancë ne vetëm dyfishohemi e trefishohemi në këtë shesh. Për herë të parë në 35 vite, dikush ka bërë një deklaratë të paprecendentë ndaj nesh, taulant balla na ka quajtur terroristë. AI është një deputet i parlamentit të Shqipërisë, është kryetar i grupit të PS, ka shkelur Kushtetutën e Shqipërisë nenin 30, ka shkelun konventën europiane të të drejtës së njeriut. Është e papranueshme që të quhemi terroristë nga një deputet. Kjo është një arsye edhe më e fortë që të qëndrojmë përballë këtij stheti kriminal.

SPAK duhet ta marrë urgjentisht në hetim, ai ose duhet të vërtetojë se ne jemi terroristë ose duhet të shkojë në burg. Askush asnjë politikan, as kryeministri as Presidenti që është bërë qesharak dhe nuk reagon për asgjë nuk mundet të na etiketojë si terrorist. I bëj thirrjet Gjykatës Kushtetuese të marrë në shqyrtim mandatin e deputetit Taulant Balla për shkelje të rëndë të Kushtetutës. T’i hiqet imuniteti dhe të vendoset para drejtësisë.

Ne nuk nuk jemi terroristë, ne jemi njerëz të lirë. Nuk kemi dashur dhunë, ju jeni të dhunshëm dhe abuzoni me taksat tona. Dorëheqja është një kërkesë themelore që Rama duhet ta plotësojë…Terroristi i vetëm në këtë vend je ti. Taulant Balla i ke bërë llogaritë gabim me këta njerëz, ajo deklaratë që ke bërë nuk do harrohet kurrë nga ne, sepse ne kërkojmë një Kushtetutë të re të votohet nga sovrani…”tha ai.