Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me aksionet për largimin e objekteve pa leje, duke shprehur mbështetje të plotë për veprimet e institucioneve në Ujman dhe në Prishtinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai tha se përkrah vendimin e qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe të atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman, duke theksuar se mbrojtja e ujërave të Kosovës është me rëndësi strategjike për shtetin.
“Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit”, ka shkruar Sadiku.
Postim i plotë:
Në përkrahje të plotë të veprimeve të qeverisë për largimin e objekteve pa leje dhe atyre të ndërtuara në prona shtetërore në Ujman. Veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen e ujërave të Kosovës, të cilat janë pasuri strategjike e shtetit.
Po ashtu, përkrahje e plotë edhe për Komunën e Prishtinës në largimin e objekteve të ndërtuara në prona komunale. Ligj dhe shtet. Për çdo qytetar dhe për çdo etni, pa dallim.







