Makinat e deputetëve kanë lënë Kuvendin, ndërsa menjëherë protestuesit kanë gjuajtur me vezë.
Ndërkohë policia ka ndërhyrë për të shpërndarë qytetarët. Mediat raportuan se disa protestues janë shoqëruar sërish nga policia.
“Një pjesë dolën nga pjesa e pasme e Parlamentit ku makinat i prisnin te Ministria e Brendshme, më pas nisën tensionet me një nga efektivët e policisë. Forcat Shqiponja u afruan për të shoqëruar protestuesit, por u tërhoqën. Nuk dihet se kush ishte deputeti brenda automjetit, shoqërimet u bënë pas goditjes me vezë. Ishin vetëm pak automjete dhe nuk dihet nëse ka deputetë të tjerë që pritet të largohen nga pjesa e Pedonales. Duket se ka urdhër që policët të spostohen. Mendohet se deputetët janë larguar. Po afrohet autoboti me ujë dhe pritet të përdoren sërish, por pritet urdhri”, raportuan mediat.







