Pas refuzimit të Pep Guardiolës, Federata Italiane e Futbollit ka kaluar zyrtarisht në planin B për stolin e kombëtares. Trajneri katalanas, i kontaktuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo, e shqyrtoi seriozisht ofertën, por në fund vendosi ta refuzojë.
Sipas mediave italiane, Guardiola e mori këtë vendim për arsye personale dhe profesionale. Pas dhjetë vitesh te Manchester City, ai dëshiron të bëjë një pauzë dhe t’i kushtojë më shumë kohë familjes. Gjithashtu, nuk ishte i bindur nga roli i trajnerit të kombëtares, pasi beson se një detyrë e tillë kërkon angazhim të plotë dhe punë të përditshme në fushë.
“Faleminderit, jam i nderuar, por në këtë moment nuk e ndiej veten ta pranoj.”, mësohet të ketë qenë përgjigja përfundimtare e Guardiolës drejtuear drejtuesëve të federates italiane. Respekti për Italinë dhe për Paolo Maldinin e shtyu ta konsideronte seriozisht projektin afatgjatë, por në fund zgjodhi të ishte i sinqertë dhe të mos merrte përsipër një angazhim që nuk ishte i bindur se mund ta përmbushte 100 për qind.
Tashmë vëmendja është përqendruar te Andrea Pirlo. Maldini dhe Leonardo e shohin ish-mesfushorin si profilin ideal për të nisur një cikël të ri dhe për të ndërtuar një identitet të ri të kombëtares italiane. Me Nations League që afrohet dhe Europianin 2028 në horizont, objektivi i Federatës është të vendosë sa më shpejt bazat e projektit që synon rikthimin e Italisë në majat e futbollit botëror.







