Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas fjalimit të Edi Ramës. Ai u bën thirrje socialistëve që të largojnë Edi Ramën nga PS dhe qeveria.
Reagimi i Flamur Nokës:
Shikoni ç’fundërrinë kryeministër ka #Shqipëria! Shikoni si shprehet e si e imiton protestuesin!
O fundërrinë njerëzore, po çdo njeri me ndërgjegjje qytetare do të solidarizohej me nënën dhe fëmijën e saj me çrregullim të spektrit të autizmit.
Po si mund të arrijë ta perceptojë këtë një dhunues i gjithçkaje mbi tokë si ty?
Po si shkon e u bie me polici, ndërsa tani i kthen në shënjestrën tënde politike përpara kamerave?!
Shikoni o socialistë kush është kryetari juaj dhe hapni mendjen! Termin “autik” e ka përdorur edhe më parë për sulme politike. Distancohuni nga ky antivlerë dhe kërkojini dorëheqjen e menjëhershme!







