Ballina Opinion ‘Besa’, ose kur fjalën e vret folësi!

‘Besa’, ose kur fjalën e vret folësi!

67
0

Nga Nebi Bardhoshi 

Besa e dhënë nga Rama, është një kundërthënie e përkryer.  Ndryshe është thënë më analitikisht – një oximoron që realizohet jo nga pranëvendosja e fjalëve kundërthënëse, por nga fakti se kush flet, pra se kush e thotë.

Rama nuk e ka kuptuar, ose nuk i lejohet të kuptoj sa larg ka shkuar. As të vetet, jo e jo. “Të vetet” e Ramës, janë njësia politike më pa sens që një vend mund të ketë. Ata e shohin veten me njëfarë funksioni vetem  brenda botës së pakuptimtë të Ramës.

Ndaj askush ska ngelut ti thotë një fjalë Ramës.

Rama e paraqet ‘Besën’  si kthesë.

Kthesë prej kujt? Kthesë nga ku?

Rama thotë të bëjmë një “besë” [mirë që se quajtj te Re] pasi Flamingot smund të mohohen. Pra po të mundte do ti mohonte. Pastaj fillon e bën diversion duke përdorur një imagjinatë të lodhtë me sorra, korba e flamigo. Askush nuk qesh! Të vetet si japin më as buzëqeshje. Ata vetëm presin shpëtim.

Rama vijon. I quan protestuesit e vendin të vet terroristë. Gënjen me termin, gënjen me insuniatën që krijon. Pastaj kërkon besën si kthesë.

Në fakt kërkon besën si dredhi. E kështu duke mos qenë zotërues i besës por i dredhisë, rrengut shprehë në kulturën e fasadës,  vijon e vijon me fjali të dredhta.  Ai e di, e shpreh madje se dhe vetën fjalën “besë” e ka zgjedhur pasi hap debat.

Por a ia ka kush ngenë për debat për termat?!

Jo, sepse si thonin të mençurit e rrahur me jetën – trimëria pas lufte e urtia pas kuvendi ska vlerë! Me pak fjalë, Revolucioni i Flamingove e ka bërë të qartë kush ka qeverisë me të kundërtën e besës – pabesi, trillim, dredhi e çështë me e keqja me përçmim e poshtërim. Pra, Rama duhet ta dijë se ska më kohë për kthesë. Fundja a mund të kthehet ai, modeli i tij, në të kundërtën e vet? Mua smë duket as e drejtë të kërkohet një gjë e tillë.

Rama kërkon që “besa’ të aplikohet si metodë. Pra të themi si shteg.  Puna është se nuk ka më shteg. Spo kërkon kush që Rama të ketë një shans të pestë. Këtë mund ta presin [se për të kërkuar skërkojnë dot] të ‘vetët e Ramës’. Ata që janë në funksion të nonsensit gjuhësor dhe politik të Ramës.

Rama ska kuptuar efektin e Revolucionit Flamingo. Që në fakt është efekti i parë i revolucionit. E kam fjalën për nxjerrjen si të kota të premtimeve të abuzuesit me pushtetin.

Rama do t’i bëj dredhi të kuptuarit e këtij fakti me dredhi tjetër, një dredhi poshtëruese. E kam fjalën, kur thotë se këto protesta vinë ngaqë është rritur mirëqenia. Si të thuash qytetarët i ka nxjerrë e mira nga mend e kokës. Pastaj dredhon sërish duhet rë kthehemi jo një ” qeverisje rreth qytetarit” por një qeverisje për qytetarin dhe befas lëshon edhe fjalën ‘empati’ .

Duket qartë se si fjala besë- qoftë si kthesë apo si metod, e më vonë bashkimi  saj me fjalën empati-  janë thjesht përpjekje për tju thënë të vetve se si duhet kontrolluar shoqëria.

As të vetet nuk i buzëqeshin më!