Ballina Aktualitet E rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, zbulohet një zgavër e re...

E rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, zbulohet një zgavër e re rreth 70 metra e thellë

58
0

Një zgavër e re me thellësi rreth 70 metra, pothuajse tërësisht vertikale, është zbuluar gjatë një ekspedite speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Sipas eksploruesve, në fund të kësaj hapësire është gjetur një grumbull i madh gurësh, i cili dyshohet se ka bllokuar vazhdimin e mëtejshëm të galerisë së shpellës.

Gjithashtu, gjatë ekspeditës është konstatuar prani e një numri të madh eshtrash të kafshëve të egra, si për shëmbull, të derrit të egër, drerit, ujkut, dhelprës, etj.

Ky zbulim pritet të shërbejë si bazë për ekspedita dhe studime të mëtejshme, si dhe dokumentimin e vlerave natyrore dhe speleologjike të shpellës në Parkun Kombëtar të Llogarasë.