Ballina Sport Nëna e Mbappesë: Nëse do të kishim mundësi, do të merrnim edhe...

Nëna e Mbappesë: Nëse do të kishim mundësi, do të merrnim edhe 10 miliardë…

84
0

Kylian Mbappe mbetet gjithmonë futbollisti më i përfolur në planet. Ndoshta pse është më i forti ose në çdo rast një nga tre të parët dhe se e ardhmja e tij është një temë e përditshme diskutimi në të gjitha vendet, veçanërisht në Francë dhe Spanjë.

Sulmuesi i PSG-së do të jetë i ftuari special i programit “Envoyé Special” javën e ardhshme, por pa ndonjë surprizë. Ai nuk do të japë asnjë të dhënë për ekipin e tij të ardhshëm.

Fayza Lamari, nëna e lojtarit të datëlindjes 98, shpjegoi se djali i saj do të dhurojë 30% të pagës për fondacionin “Inspired by Kylian Mbappé” dhe kjo do të jetë tema e intervistës së tij.

Ajo ka deklaruar se gjatë negociatave me PSG-në në vitin 2022 do të kishte pranuar një shumë edhe më të madhe për rinovimin e kontratës.

“Nuk ka asnjë faj apo turp, nëse do të kishim mundësi për të marrë 10 miliardë euro, do t’i kishim marrë, sepse kështu funksionon sistemi.”

PSG njoftoi në maj të 2022 zgjatjen e tij për dy sezone të tjera me opsionin e një tjetër viti shtesë, i cili nuk u ushtrua verën e kaluar.

Paga e tij shkon në 72 milionë euro bruto në vit, përveç bonusit të besnikërisë, nëse ai vazhdon karrierën në Paris. Ky i fundit (bonusi), me vlerë 80 milionë euro, është refuzuar nga vetë Mbappe, që ka konfirmuar se do t’ia bonuset e klubit në rast të një largimi me parametër zero.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu