Modelja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen gjatë një mbrëmjeje në Saint-Tropez, ku u shfaq me një fustan të artë me dekolte të theksuar, vetëm pak kohë pasi romanca e saj me aktorin Taron Egerton mori fund.
E buzëqeshur dhe në humor të mirë, Nader u fotografua teksa shijonte jetën e natës në rivierën franceze, duke lënë të kuptohet se po ecën përpara pas ndarjes.
Edhe pse as ajo dhe as Egerton nuk kanë komentuar publikisht arsyet e ndarjes, raportimet sugjerojnë se lidhja e tyre u shua pas disa muajsh.
Dalja e saj elegante në Saint-Tropez është interpretuar nga mediat rozë si një shfaqje vetëbesimi pas përfundimit të romancës.







