Ballina Europë Përplasi turmën me furgon, qëllohet për vdekje gjatë operacionit policor autori i...

Përplasi turmën me furgon, qëllohet për vdekje gjatë operacionit policor autori i sulmit në Berlin

64
0

I dyshuari për sulmin gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin  është qëlluar për vdekje gjatë një operacioni policor në një kompleks kopshtesh, sipas mediave gjermane.

Sipas raportimeve, operacioni u zhvillua në Spandau, një lagje në pjesën perëndimore të Berlinit. Në një deklaratë, Policia e Berlinit tha se i dyshuari për sulmin e djeshëm humbi jetën pasi efektivët e policisë përdorën armët e zjarrit kundër tij.