Ballina Aktualitet Java nis me reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë...

Java nis me reshje shiu, parashikimi i motit për këtë të hënë në vend

72
0

Vendi ynë do të ndikohet këtë të hënë nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet do të nisin që në orët e para të mëngjesit fillimisht në veriperëndim dhe më pas do të shtrihen gradualisht në veri dhe lokalisht në zonat qendrore. Në veriperëndim priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, të shoqëruara me shtrëngata, shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Gjatë mesditës, reshjet do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër do të ketë herë pas here shtrëngata shiu me intensitet deri mesatar.

Në orët e pasdites reshjet do të mbeten kryesisht në zonat malore, me intensitet të ulët, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në bregdet, zonat luginore dhe gjatë zhvillimit të vranësirave mund të arrijë deri në 20 m/s. Në det valëzimi parashikohet nga 2 deri në 4 ballë.