Ballina Aktualitet “Rama, jepe dorëheqjen”, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion!

“Rama, jepe dorëheqjen”, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Revolucion!

53
0

Mbahet sot protesta e 58 kundër kryeministrit Edi Rama, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ashtu si për çdo natë tashmë, qytetarët u mbledhën në Sheshin Skënderbej dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë.

Gjatë protestës, qytetarët kanë hedhur thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike. Ndër sloganet e dëgjuara janë: “Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Revolucion” dhe “Jep dorëheqjen”.

Protestuesit shprehin pakënaqësi për situatën politike dhe ekonomike në vend, duke kërkuar ndryshime dhe largimin e kryeministrit nga detyra.