Ballina Aktualitet Trafikati shqiptar i drogës s’mund të deportohet nga Britania, gjykata: Pasojat për...

Trafikati shqiptar i drogës s’mund të deportohet nga Britania, gjykata: Pasojat për vajzën do të ishin të rënda

59
0

Një shtetas shqiptar i cili ishte dënuar nga autoritetet britanike dy herë për vepra që lidhen me trafikun e lëndëve narkotike, ka shmangur deportimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar. Ai është Shpresim Koka, 38 vjeç, i cili argumentoi para gjykatës se vajza e tij e vogël vuan nga makthe dhe urinimi në shtrat. Koka tha se gjendja e saj përkeqësohej sa herë ai ndodhej në burg.

Një punonjës social madje paralajmëroi se vajza kishte nevojë për ndërhyrje terapeutike.

Koka kishte shkuar në Angli si refugjat nga Kosova në vitin 2001, vetëm 14 vjeç. Në vitin 2017, ai u dënua me 21 muaj burg për ndihmën ndaj një bande droge në pastrimin e parave

Në vitin 2022, ai u burgos për tre vjet të tjera për trafik kokainë. Më pas ai apeloi kundër planeve të reja për ta larguar, duke insistuar se vajza e tij do të vuante nëse ai do të dërgohej përsëri në Shqipëri.

Robert Bates, nga Qendra për Kontrollin e Migracionit, i tha The Sun: “Ky hajdut nuk duhet të lejohet të vazhdojë të shqetësojë rrugët e Britanisë, shkruan media britanike.