Fermerët kanë paraqitur 2,397 aplikime për kompensim përmes skemës së autofaturimit, ndërsa shuma totale e kompensimit ka arritur në 5.9 milionë euro, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Aplikimet janë përqendruar kryesisht në Fier, ku janë regjistruar 1,232 raste, ose 51.4% e totalit. Fieri ka pasur më shumë aplikime sesa të gjitha drejtoritë e tjera rajonale të marra së bashku, të cilat numërojnë 1,165 raste.
Berati renditet i dyti me 617 aplikime, duke zënë 25.7% të totalit. Vetëm Fieri dhe Berati përfaqësojnë 1,849 aplikime, ose 77.1% të të gjithë kërkesave për kompensim.
Pas tyre renditen Elbasani me 208 aplikime, Shkodra me 159 dhe Korça me 117. Katër rajonet e para, Fieri, Berati, Elbasani dhe Shkodra, përqendrojnë së bashku 2,216 aplikime, ose rreth 92.4% të totalit.
Në pjesën tjetër të vendit, numri i aplikimeve është ndjeshëm më i ulët. Dibra dhe Durrësi kanë regjistruar nga 17 aplikime, Lezha 9, Saranda 8 dhe Gjirokastra 7. Në fund të renditjes janë Tirana dhe Vlora, me vetëm nga 3 aplikime secila.







