Një 91-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Gioia del Colle, në provincën e Barit, pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa sipas hetimeve paraprake, mes të moshuarit dhe gruas së tij ka nisur një debat për motive të parëndësishme. Gjatë konfliktit, burri dyshohet se ka marrë një thikë dhe ka goditur bashkëshorten.
Situata është parandaluar nga një e afërme e çiftit, e cila ka dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë dhe ka njoftuar menjëherë numrin e emergjencës 112.
Gruaja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Miulli në Acquaviva delle Fonti, ndërsa 91-vjeçari është arrestuar me akuzën e tentativës së vrasjes dhe ndodhet në masën e arrestit në shtëpi.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.







