Ballina Politika Edi Rama drekë me Ergys Agasin në Durrës nën mbrojtjen e Gardës...

Edi Rama drekë me Ergys Agasin në Durrës nën mbrojtjen e Gardës dhe Policisë, Llangozi plas “bombën”

213
0

Avokati Arben Llangozi ka lëshuar akuza të rënda lidhur me lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar. Sipas Llangozit, ekziston një informacion që meriton verifikim, sipas të cilit kryeministri Edi Rama, pas një ceremonie në Durrës, ka drekuar me Ergys Agasin, person i cili sipas tij ishte në kërkim. Në një intervistë për “NTV Televizion”, ai u shpreh se ajo që e bën më skandaloze situatën është fakti se kjo drekë është zhvilluar nën mbrojtjen e shefit të komisariatit dhe Gardës së Republikës. Llangozi deklaron gjithashtu se në Shqipëri tashmë funksionon një trinom i rrezikshëm i përbërë nga prokuroria, pushteti dhe krimi.

Sipas akuzave të tij, ky bashkëpunim ka bërë që sistemi të dështojë, duke pretenduar se është krimi i organizuar ai që zgjedh dhe vendos se kush do të bëhen deputetë, ministra apo drejtorë policie. Ai e cilëson këtë situatë si fundin e Shqipërisë, ku kryeministri ulet “këmbëkryq me krimin” ndërsa institucionet e drejtësisë dështojnë të veprojnë. I pyetur nga gazetari se çfarë mund të prodhojë si histori deri në fund sekuestrimi i dosjeve nga SPAK te zyra e Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT), Llangozi ka deklaruar fillimisht se ky veprim nuk do të prodhojë asgjë. Sipas tij, Prokuroria e Posaçme po vijon një “mbrojtje selektive” ndaj pushtetit, duke vënë në dukje se në nëntë vite të SPAK-ut nuk është hetuar asnjë leje ndërtimi e dhënë nga Kryeministri, por është dënuar vetëm Vangjush Dako.