Ballina Aktualitet “Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni...

“Prova ulëritëse kundër kryeministrit”/ Aktivisti thirrje SPAK nga protesta para Kryeministrisë: Arrestoni Ramën!

64
0

Aktivisti Mirjan Aliaj ka bërë thirrje nga protesta para Kryeministrisë që SPAK të arrestojë Edi Ramën. Ai tha se ka prova ulëritëse për aferat që ka bërë Rama kundër vendi tonë.

“Për fatin e keq të kryeministrit, jemi më shumë se dje. Ky është fundi i Edi Ramës. Po ju tregoj një hulumtim të mediave të huaja mbi lejet që ka firmosur Edi Rama. Kjo është tirrje për SPAK-un. Kjo është provë ulëritëse dhe mjafton kjo që të arrestohet Rama! Arrestoni Ramën. Hulumtimi është; kush e shiti bregdetin e Shqipërisë. Aty flitet për aferat gjigande të kësaj qeverie, që do të duhet të fundosin Ramën. Shpresoj që sekuestrimi i disa dokumenteve që bëri SPAK, të lidhen me këtë hulumtim. Nëse veprimet e SPAK nuk lidhen me këtë hulumtim, i bëj thirrje Prokurorisë që të veprojë. Ne nuk kemi shkuar me pushim, dhe SPAK mos të shkojë, se atdheu është në rrezik! Anuloni ligjin për zonat e mbrojtura! Përveç tij duhet të anulohet, pasi kemi të bëjmë me vepra penale, SPAK duhet të arrestojë Ramën.”, tha ai.