Ballina Europë Tragjedi në plazhin e Anglisë: Vdesin tre persona, në mesin e tyre...

Tragjedi në plazhin e Anglisë: Vdesin tre persona, në mesin e tyre një 7-vjeçar

57
0

Një tragjedi ka goditur plazhin në Essex të Anglisë, pasi ka vdekur 7-vjeçari Musa Ahmed, i cili kishte mbetur në gjendje kritike pas incidentit ku humbën jetën edhe kushërira e tij 15-vjeçare dhe nëna e saj.

Musa Ahmed ishte dërguar me helikopter në spital pas ngjarjes së 22 korrikut në Ëest Mersea, ku ai dhe pesë të afërm të tij u përfshinë nga rryma e fortë e detit gjatë një vizite njëditore, shkruan BBC.

Familja e tij njoftoi se vogëlushi ndërroi jetë të martën në mbrëmje në Spitalin Royal London, duke thënë se ai “u largua nga kjo botë në paqe dhe qetësi”.

Në vendin e ngjarjes humbën jetën Shelina Rahman, 41 vjeçe, dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sameeha.

Familja kishte udhëtuar atë mëngjes nga Ilfordi në lindje të Londrës drejt ishullit Ëest Mersea, pranë Colchesterit, për të kaluar ditën në plazh.

Tre persona të tjerë të familjes u dërguan në spital me autoambulancë pas incidentit dhe, sipas policisë së Essexit, janë jashtë rrezikut për jetën dhe po rikuperohen.

Babai i Musës, Shahin Ahmed, deklaroi se familjarët u morën nga një rrymë shumë e fortë detare, ndërsa policia bëri të ditur se ata kishin bërë përpjekje të mëdha për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Në një deklaratë, familja shprehu mirënjohje për stafin e repartit të kujdesit intensiv në Spitalin Royal London, duke vlerësuar “kujdesin dhe dinjitetin e jashtëzakonshëm” që treguan ndaj djalit.

“Falënderojmë gjithashtu të gjithë komunitetin për mbështetjen dhe lutjet gjatë kësaj periudhe të vështirë,” thuhet në deklaratën e familjes.