Ballina Sport Vinicius kërkon bllofin, kush luan në këtë mënyrë e pëson keq te...

Vinicius kërkon bllofin, kush luan në këtë mënyrë e pëson keq te Reali

47
0

Rinovimi i Vinicius me Realin Madrid ende nuk është realizuar dhe Arsenali dëshiron të peshkojë në ujëra të trazuara. Sipas mediave kryesore britanike, “Gunners” janë të gatshëm të bëjnë një shpenzim të madh për sulmuesin brazilian që ta bëjnë atë lojtarin e tyre të skuadrës dhe një nga futbollistët më të paguar në botë. Në këtë mënyrë, dhe pavarësisht faktit që Real Madrid tashmë ka bërë një ofertë rinovimi, futbollisti nuk është plotësisht i sigurt nëse duhet të rinovojë për klubin që vuri bast për të kur ai ishte vetëm një premtim, apo nëse duhet të ndryshojë peizazh këtë verë.

Megjithatë opsioni më i sigurt është të rinovohet dhe të vazhdojë të bëjë histori te Reali i Madridit, pasi ai do të vazhdojë të fi tojë miliona dhe të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadër. Ai mund të ketë qenë një hap pas Kilian Mbapesë, por do të ishte në një hap përpara të tjerëve dhe i barabartë me Xhud Belingam. Sipas Aritz Gabilondo, një njohes i vjetër i mardhënjeve klub-futbollist “çdo gjë që përfshin shtrëngimin e litarit me klubin do të ishte një rrezik sepse, siç kanë treguar ngjarjet Florentino Perez gjatë gjithë këtyre viteve, ai nuk pëlqen aspak të luhet me të”.

Dhe Vinisius duhet të mendohet mirë. Kohë nuk ka shumëpër tu menduar, pasi kampionati është në prag dhe Reali nuk pret shumë. Megjithatë sërish Gabilondo mnedon se “Vinicius po luan gabim kartat e tij”. Dhe pas kaq shumë kohe pa mbyllur rinovimin, duhet të besohet se njëra nga dy palët, pra Reali dhe vetë Viniciusi po luajnë me bllofin.

“Nëse të dyja palët duan të rinovojnë, marrëveshja nënshkruhet dhe mbaron. Eshtë dikush që po luan me karta të tjera. Dhe duke parë historinë e asaj që ka ndodhur kujtoni çështjen e Arabisë Saudite pak kohë më parë, tani Arsenal del nga hiçi”. Shkurt Vinicius po luan keq kartat e tij dhe se ka zgjedhur një strategji që presidenti i tij zakonisht nuk e pëlqen aspak.

Në fakt ai që ka provuar të luajë me karta të të mbyllura e ka pësuar keq. Legjenda e fundit që shtrëngoi shumë litarin përfundoi duke u larguar nga dera e pasme. Për shembull, të gjithë duhet të kujtojnë rastin Serxhio Ramos dhe i shumë të tjerëve. Të godasësh Florentino Perez në këtë rast është shumë e ndërlikuar.