Qytetarët e Divjakës kanë protestuar ditën e sotme kundër reformes territoriale të Edi Ramës, për të shkrirë këtë bashki dhe për të ja bashkuar Lushnjes. Në protestë ku kanë marrë pjesë qindra banorë të Divjakës, kanë folur banorë të zonës, të cilët kanë kërkuar që Divjaka të qëndrojë bashki siç është dhe të mos i bashkohet asnjë bashkie tjetër.
Një prej folësve ka reaguar ashpër kundër situatës së krijuar në komunitet, duke akuzuar qeverinë se po dëmton banorët dhe fermerët e zonës. Ai kërkoi organizimin e një referendumi popullor dhe u bëri thirrje qytetarëve për reagim. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk po fokusohet te problemet reale të qytetarëve.
‘Kjo që i bëhet komunitetit të Divjakës është një babëzi, është një skllavëri, është një çmenduri prej kryeministrit dhe prej 5 vetave apo 10 vetave deputetë. Vjelën 50 mijë lekshin, shkoni në Lushnje, prishin ato bujqit në arrë.
Sot kjo nuk është demokraci, ky dhunë e quan këtë demokraci. Dhe kjo s’është demokraci, kjo është skllavëri! Kur e kam parë në telefon që Divjaka do të vihet në këtë gjendje, nuk kam futur gjë në gojë, as ushqim asgjë.
Vendlindja ime është Divjaka, kam lindur dhe do të vdes në Divjakë! Nuk mund t’ia lejojmë kryeministrit sharlatan, kriminel, të fëlliqurit… T’ia them në sy, të vijnë e të më marrin mua, televizionet, ky kriminel. Na vjen këtu në takime… kryetarin e bashkisë nuk e kam për gjë, e kam me respekt.
Jo për këtë kriminel! Kam shumë respekt për ata si njerëz. I ka rreshtuar të gjithë, po o zotëri, i ka rreshtuar të gjithë. Të na marrësh shtëpinë o kriminel, të na marrësh plaçkën, të na marrësh gjithçka, të na marrësh jetën, të na marrësh dhe drejtorinë arsimore.
Këtu ka njerëz të arsimuar, këtu ka njerëz të shkolluar, këtu ka njerëz që t’i japin ujë në bisht të lugës. Unë po ju bëj një thirrje prej shpirti, shpirti këtu brenda më vlon. Të bllokojmë rrugët! Referendum popullor dhe fëmija në barkun e nënës do ta mposhti këtë kriminel!
Nga ky nuk pret asnjë gjë! Ky do t’i çojë dhe pleqtë në kurbet! Unë u mora me disa miq, i thashë një shoku… jemi të barabartë, kryetari i bashkisë i majtë apo i djathtë është njeri si për ne. Ne trokasim në derën e atij që të na japë shpëtim.
Çfarë do të bëjë? Do të na bëjë ashtu pleqtë? Nuk është pleqëri Divjaka! Divjaka ka njerëz që punojnë. Të më falni mora këtë mundësinë, se unë punoj me kamion, eksportoj mall me një shokun tim dhe e kam bredhur Shqipërinë.
Jo se e kam bredhur e t’i tregoj këtyre vëllezërve të mi që e kam bredhur… unë deri në Lushnje kam qenë… Por ama Divjaka është një vend që punohet dhe toka mbillet tre herë!
Ky kryeministër, ku e ka mendjen? O e ka te hashashi o e ka te droga, në asnjë lloj aktiviteti tjetër. Te droga le ta ketë, ne nuk duam drogë! Ky popull do drejtësi!
Nuk mposhtemi, do të luftojmë deri në pikën e fundit dhe do ta zhdukim këtë kriminel! Ju faleminderit!’, tha banori i Divjakës gjatë fjalës së tij.







