Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke thënë se tashmë është bërë e qartë arsyeja e qëndrimit të kësaj partie.
Qorrolli ka shkruar se, sipas tij, PDK përmes nënkryetares së saj ka pranuar publikisht se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, pasi një veprim i tillë do t’i mundësonte vazhdimin e mandatit qeverisës së kryeministrit Albin Kurti.
Ai ka theksuar se çështja, nuk lidhet me pozitën e Presidentit apo me interpretimin kushtetues, por me interesat politike të partive.
Postim i plotë:
Më në fund, e vërteta doli lakuriq.
Dje, partia kryesore opozitare (PDK) përmes nënkryetares së vet, e pranoi për herë të parë publikisht atë që është ditur prej kohësh: PDK nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit, sepse, siç tha ajo, zgjedhja e Presidentit i zgjat edhe katër vjet mandatin qeverisës Albin Kurtit.
Pra, nuk qenka në pyetje Presidenti. As Kushtetuta. As demokracia. As interesi i Republikës. Në pyetje është vetëm etja për pushtet dhe frika nga verdikti i popullit. Problemi është se nuk e pranojnë verdiktin e qytetarëve tash e 4 parë zgjedhje!
Kjo nuk është opozitë. Është sabotim i vetë shtetit. Është gatishmëri për të mbajtur peng institucionet, vetëm që të mos funksionojë rendi kushtetues kur ai nuk u shërben interesave të tyre partiake.







