Ballina Aktualitet “Ky kryeministër është i rrezikshëm për Shqipërinë”/ Diaspora në protestën e 63-të...

“Ky kryeministër është i rrezikshëm për Shqipërinë”/ Diaspora në protestën e 63-të në Tiranë: Të zhduken Rama dhe klasa politike

44
0

Dita e 63-të e protestës popullore mblodhi në shesh mijëra shqiptarë dhe Diasporën.

Protesta kombëtare solli shumë emigrantë në Tiranë, që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qeverisë dhe largimin e klasës së vjetër politike.

Nga sheshi “Skënderbej”, emigrantë të ardhur nga Diaspora, dhanë arsyet e tyre të protestës, ku vunë në pah gjendjen e mjeruar të Shqipërisë në 36 vite.

“Kam ardhur posaçërisht nga Italia për protestën në Shqipëri. Protestoj për gjendjen, nuk kemi asnjë të ardhme në Shqipëri. Nuk kemi mundësi të jetojmë këtu ndaj protestojmë”, tha një prej tyre.

Kurse një tjetër i ardhur nga Gjermania, vuri në dukje rrezikshmërinë e kryeministrit dhe qeverisë së tij, duke kërkuar që ta çlironte popullin dhe të ikte bashkë me Berishën.

“Ky kryeministër është i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. S’ka ujë, s’ka drita, nuk vjen uji për t’u larë jo më për të pirë, s’ke siguri, s’ke pensione. Çmimet janë të larta, nuk ka shkolla. Ky nuk është njeri. I bëj thirrje në emër të diasporës, largohu, lërë popullin të lirë, të zhduken Rama dhe Berisha, nuk shkohet kështu në BE”, tha ai.