Ballina Kronika DURRES/ Zjarr në një pallat te zona Shkëmbit Kavajës, gjashtë shtetas përfundojnë...

DURRES/ Zjarr në një pallat te zona Shkëmbit Kavajës, gjashtë shtetas përfundojnë në spital

88
0

Një apartament në një pallat në Golem është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe vënien e situatës nën kontroll. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar.

Dyshohet se zjarri ka nisur nga kabina elektrike e pallatit.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në katin e 9-të të një pallati, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ka rënë zjarr në një apartament në pronësi të shtetasit E. Sh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të MZSH-së.

Zjarri është shuar dhe situata është vënë nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake, 6 shtetas janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pasi kanë shfaqur vështirësi në frymëmarrje si pasojë e tymit. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.