Ballina Aktualitet Flakët po përhapen shpejt, digjen dy banesa në Opar të Maliqit

Flakët po përhapen shpejt, digjen dy banesa në Opar të Maliqit

54
0

Një vatër zjarri ka rënë në fshatin Opar të njësisë administrative Moglicë, në Maliq.

Sipas të dhënave, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe barishte. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, zjarri ka prekur edhe dy banesa të pabanuara.

Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes dhe po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.

Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur nga zjarri, ndërsa ndërhyrja vijon për të vënë nën kontroll situatën.