Ballina Ekonomia Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

Gushti nis me thellim të rënies së Euros në kursin ndaj Lekut

50
0

Muaji gusht ka nisur me një thellim të mëtejshëm të rënies së Euros në kursin e këmbimit me Lekun. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 93.36 lekë, niveli më i ulët i të gjitha kohërave.

Që nga fillimi i vitit 2026, kursi i Euros me Lekun ka rënë me 3.5%, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë zhvlerësimi i Euros ka arritur në 4.15%.

Përtej efektit të sezonit veror, zhvlerësimi i Euros është një tendencë e qëndrueshme që po vijon prej më shumë se një dekade dhe është theksuar ndjeshëm në vitet pas pandemisë.

Në një deklaratë të pak ditëve më parë lideri i opozitës Sali Berisha shprehu shqetësimin se ‘Narko-euro i ka dhënë një goditje fatale turizmit’